Sport Shqiptar

Pikë e artë në Çeki, ja si ndryshon renditja në grupin e Shqipërisë

Shqipëria mori një barazim 1-1 ndaj Çekisë, në Pragë, falë supergolit të Nedim Bajramit (Kualifikuese Euro 2024). 

Me këtë barazim, kuqezinjtë e Silvinjos ngjiten në kuotën e 7 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë, një më pak se Çekia kryesuese.

Ndërkohë, në vend të tretë ndodhet Polonia me 6 pikë. Kujtojmë që polakët triumfuan ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 2-0.

Në vend të katërt ndodhet Moldavia me 5 pikë, tabela mbyllet nga Ishujt Faroe me vetëm 1 pikë në 4 ndeshje.

/Shqip.com