Art Jetese

Pija e famshme e rrjeteve sociale, ekspertët dalin me një paralajmërim

Vinegar, bicarbonate of soda, lemon, sponge, bamboo toothbrush, cotton towels on the kitchen stainless stil sink next to the tap.

Në rrjete sociale, po qarkullon pija që thuhet se “ju dobëson”.

Ajo përbëhet nga uji me limon dhe soda e bukës.

Nutricionistët thonë se pirja e ujit me limon me një sasi të vogël sode buke të tretur, mund të ndihmojë me simptomat e lehta të urthit, por kjo nuk është njësoj për të gjithë.

Por, ekspertët ndalojnë përdorimin afatgjatë të pijes në mënyrë kategorike.

“Është e rëndësishme të mos i bashkoheni menjëherë trendeve të tilla, pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj”, shkruan Well & Good.

Uji me limon mund të duket si “pija perfekte e detoksit”, por në fakt ka shumë gjasa t’ju sjellë probleme jo të lehta në stomak.

Pse të mos provoni një opsion më të sigurt si uji i thjeshtë apo i gazuar?!

Acidi citrik në ujin me limon ka përfitimet e tij, por ka disa të meta.

Veçanërisht për njerëzit me stomak të ndjeshëm, ky lëng mund t’ju përkeqësojë diarrenë, ndërsa kombinimi i ujit me limon + sodë buke, ju dëmton edhe smaltin e dhëmbëve.

Thënë këto, nuk bëni një gabim fatal nëse herë pas here kombinoni ujë me limon, por mos e konsumoni atë rregullisht, sidomos kur nuk jeni këshilluar më parë me një mjek!

/Shqip.com