Phoenix vazhdon me fitore edhe në play-off
Publikuar:
(18.04.2022 08:18:59)

Formën e lartë të treguar gjatë kampionatit të rregullt po e vazhdojnë edhe në play-off.
Phoenix Suns ka arkëtuar fitore – në udhëtim te New Orelans Pelicans.
Suns ishin favoritë në letër dhe këtë e dëshmuan edhe në parket duke triumfuar me rezultat 99-110.

Basketbollisti më i dalluar te kjo skuadër ishte Chris Paul, i cili shënoi 30 pikë, bëri dhjetë asistime dhe regjistroi shtatë kërcime.
Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Devin Booker – që ndihmoi me 25 pikë, tetë asistime dhe katër kërcime.
Në anën tjetër – te Pelicas – paraqaitje të mirë pati CJ McCollum – që regjistroi këto shifra: 25 pikë, gjashtë asistime dhe tetë kërcime.
Suns – janë një nga favoritët kryesorë për të dalë kampionë në këtë sezon, edhe pse konkurrenca është e madhe./Shqip.com