Lajme Botë

Pfizer/BioNTech: Vaksina është efikase edhe te fëmijët e moshës 5 deri 11-vjeçare

Vaksinimi te fëmijët

Kompania “Pfizer” dhe parneri gjerman, BioNTech, kanë dorëzuar disa të dhëna në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave – FDA, për të futut në përdorim vaksinën e tyre anti-COVID edhe të fëmijët, transmeton Shqip.com.

Sipas kompanisë, provat e tyre kanë treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeçar.

Kurse, në Amerikë, vaksina “Pfizer” jepet në dy doza, është aktualisht e disponueshme për personat mbi 12-vjeçar.

Vaksina “Pfizer” kundër Coronavirusit.

Pfizer dhe BioNTech do të paraqesin një kërkesë në FDA për autorizim të përdorimit të vaksinës te fëmijët 5 deri 11 vjeç, gjatë javëve të ardhshme.

Procesi për vendosjen e rekomandimit të përdorimit të vaksinës për këtë grup-moshë mund të mos përmbyllet deri në fund të nëntorit, shkruan AP.

Kurse, prodhuesi tjetër i vaksinave, Moderna, po i teston vaksinat tek fëmijët e moshës së shkollës fillore, por që rezultatet priten të dalin më vonë.

Ndryshe, edhe pse të dhënat tregojnë se simptomat e coronavirusit janë më pak të forta te fëmijët, virusi ka mbyllur shkolla në të gjithë globin dhe ka shkaktuar presion mbi disa prindër që të qëndrojnë në shtëpi ose të lënë punën, për shkak të mësimeve në distancë./Shqip.com