Lajme

Petkviq: Trajkoviq po i përulët Kurtit, po përpiqët ta kriminalizojë Listën Serbe

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se politikanja serbe, Rada Trajkoviq po i përulët kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq tha se Trajkoviq po përpiqet ta kriminelizojë Listën Serbe.

“Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë dhe Rada Trajkoviq për të cilën asnjë nga serbët nga Kosova nuk voton, me përulësi i ofron veten Albin Kurtit dhe përpiqet të kriminalizojë Listën Serbe dhe popullin serb në Kosovë me qëllim që të vijë me shumë kënaqësi për të luftuar për një Kosovë të pavarur”, shkroi Petkoviq.

Rada Trajkoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi së bashku me kreun e mafisë në veri kanë nxjerrë serbët nga institucionet në mënyrë që atë pjesë të Kosovës ta udhëheqë mafia.

Lidhur me këto deklarata, Trajkoviq ka marrë edhe kërcënime të shumta.

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ofrojë 24 orë mbrojtje të armatosur për Trjakoviqin.

Ndërsa, deklaratën e politikanes serbe, Hardinaj-Stublla e cilëson si të vërtetë.

/Shqip.com