Petkoviqi-Hovenierit: Lista Serbe është zë i serbëve dhe jo i ambasadave

Drejtori i ashtuquajtur i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se nuk vihet në pyetje fakti se Kosova është shtet sovran e se Lista Serbe është parti politike opozitare në Kosovë si çdo tjetër.
Petkoviq, tha se “e dijmë mirë ku janë kufijtë e Kosovës, ata janë kufij të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244”, ka shkruar ai.
“Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, ka shkruar në Twitter.
We know well @USAmbKosovo where borders in K&M are, those are borders of Serbia in accordance with the UN Charter and UN Resolution 1244. And the Serbian List is the choice and voice of Serbian people defending national interests of its people in K&M, not of foreign embassies. https://t.co/8cFCtzcVp6
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 1, 2023
Hovenier të martën tha se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik, dhe se kufijtë e Kosovës njihen botërisht se ku janë.
/Shqip.com