Petkoviq: Zgjedhjet e 17 tetorit vendimtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë Serbe për Kosovën’, Petar Petkoviq, thotë se zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, janë të një rëndësie vendimtare, transmeton Shqip.com.
Sipas tij, këto zgjedhje lokale “do të vendosin për mbijetesën e popullit serb”.
Në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Politika’, Petkoviq theksoi se “ka shumë njerëz që duan të shohin serbët të ndarë, meqë mendojnë se në këtë mënyrë është më lehtë t’i arrijnë qëllimet e tyre politike”, raporton ‘Tanjug.rs’.

Sipas tij, “vetëm Lista Serbe dhe kandidatët e saj për kryetarë komunalë kanë mbështetjen e Beogradit dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq”, sepse, siç thotë ai, “ata po luftojnë sinqerisht dhe me vendosmëri, pa kompromis për interesat e popullit serb atje”. /Shqip.com