Lajme Ballkan

Petkoviq: Sot të gjithë e panë qëllimin e vërtetë të Kurtit

Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq
Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, ka thënë se sot të gjithë mund të shohin fytyrën e vërtetë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe synimet e tij të vërteta kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Petkoviq deklaroi se të gjithë në parlamentin e Kosovës kanë dëgjuar se Kurti nuk ishte i interesuar për formimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Thjesht tregon se çfarë qëndrimi ka Prishtina ndaj dialogut dhe se ata nuk duan të bien dakord për asgjë dhe të respektojnë marrëveshjet, po ashtu tregon se sa të drejtë kishin serbët kur u larguan nga institucionet e Prishtinës, pikërisht sepse ata insistojnë në formimin e Asociacionit”, ka thënë Petkoviç.

Ai shtoi se ndaj Kurtit nuk ka sanksione nga bashkësia ndërkombëtare.

Sot në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për situatën në veri të vendit.

Kurti ka thënë se në ta kaluarën qeveritë janë varur nga Lista Serbe, kurse tash kjo gjë nuk ndodh. I pari i Qeverisë shtoi se konvertimi i targave ilegale në komunat në veri është e drejtë e qytetarëve të Republikës dhe obligim.

/Shqip.com