Petkoviq: Pa themelimin e Asociacionit s’do të ketë përparim në negociata
Publikuar:
(08.09.2021 18:41:25)

Shefi i delegacionit serb Petar Petkoviq, tha se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, s’do të ketë përparim në negociata, transmeton Shqip.com.
Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, të ndërmjetësuar nga Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, raporton Tanjug.
Petkoviq para gazetarëve në Bruksel ka thënë po ashtu se një raund tjetër bisedimesh do të ndodh në pjesën e dytë të tetorit mes tij dhe zëvendëskryeministrit Bislimi.
Kurse, Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, pas takimit tre palësh tha se pozicionet e palëve mbesin larg njëra-tjetrës mbi disa çështje të rëndësishme./Shqip.com