Lajme

Petkoviq: Ne ishim në prag të konfliktit për shkak të Prishtinës, jo për shkak të Beogradit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha se situata në Kosovë mbrëmë ishte në prag të konflikteve serioze të planifikuara nga Prishtina, duke akuzuar rrejshëm Beogradin se dëshiron konflikt dhe destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, raporton Tanjug.

“Kjo agoni dyditore dhe kriza e rëndë në të cilën na futën të gjithëve Albin Kurti dhe Prishtina, tregon të gjitha dimensionet e militantizmit të atij njeriu, tregon se sa i rrezikshëm është ai, por edhe se kërcënimi ndaj serbëve në veri të Kosovës nuk është. ndal”, ka thënë Pektoviç.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, i cili do hynte në fuqi më 1 gusht, serbët lokalë në Kosovë, më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ata kishin vendosur kamionë dhe makineri tjera të rënda.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në momentin që largohen të gjitha barrikadat në veri atëherë do të shtyhet zbatimi i vendimeve të Qeverisë për targat dhe dokumentet.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se heqje të barrikadave e quan atëherë kur nuk mbetë asnjë prej tyre në veri.

“Qeveria e Kosovës e përsërite zotimin që në momentin që hiqen barrikadat në veri dhe vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët atje do të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të qeverisë për datën 1 shtator 2022. Janë gjithsej nëntë barrikada në veri të Kosovës dhe presim që gjatë ditës së sotme të hiqen që të gjitha. Barrikadat janë hequr atëherë kur nuk ka ngelur asnjëra prej tyre”, tha Kurti.

Mirëpo tashmë, janë liruar të gjitha rrugët që të çojnë dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Kështu ka thënë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.

Hoti për Shqip.com tha se janë larguar të gjitha barrikadat./Shqip.com