Lajme

Petkoviq: Bisedimet e sotme në Bruksel ishin të vështira

Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka thënë se bisedimet e sotme me Kosovën ishin shumë të vështira.

Ai theksoi se kanë insistuar në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Teksa, shtoi se kanë ngritur edhe çështjen e personave të zhdukur, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“Pas nesh janë tre orë e gjysmë bisedime shumë të vështira, që flasin vetëm për pozicionin e shtetit të Serbisë sot, por më besoni, ekipi ynë luftoi fort dhe me vendosmëri dhe më e rëndësishmja me argumente”, tha Petkoviq.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se “ka ngritur çështjen e ngecjes së implementimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë”.

Në anën tjetër, ndërmjetësuesi i takimit, Miroslav Lajçak, ka pohuar se janë pajtuar në një gjë: Ka shumë punë përpara. /Shqip.com