Petkoviç largohet nga Kombëtarja e Zvicrës, merr drejtimin e skuadrës franceze

Kombëtarja e Zvicrës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Vladimir Petkoviç pas EURO 2020, shkruan Shqip.com.
Zvicranët patën paraqitje shumë të mira këtë Evropian, derisa befasuan kur eleminuan Francën pas ekzekutimit të penalltive.
“Ne jemi të trishtuar që Vladimir Petkoviç po largohet nga ne. Por, ne jemi shumë mirënjohës ndaj Vlado për shtatë vite jashtëzakonisht të mira dhe të suksesshme që ai na dha si trajner kombëtar”, tha Presidenti i SFV, Dominique Blanc.
L’entraîneur national Vladimir Petkovic quitte l’ASF pour rejoindre les Girondins de Bordeaux. Merci pour ces sept années de succès et bonne continuation à Bordeaux!
👉 https://t.co/AeHvUVv9wn pic.twitter.com/vEwynnzrGU
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) July 27, 2021
Ky është edhe përfundimi i epoës së Petkoviç, trajnerit që solli Zvicrës një nga kapitujt më të suksesshëm të Kombëtares.
Nën drejtimin e boshnjakut, ekipi kombëtar është kualifikuar për tre turne të mëdhenjë, dhe ka arritur “Final Four” të Ligës së Kombeve.
Në “EURO 2020”, ata arritën një rekord historik duke kaluar në çerekfinale pasi mposhtën Francën pas penalltive.
57-vjeçari tani do të marr drejtimin e skuadrës franceze, Girondins de Bordeaux, duke filluar kështu një aventurë të re me klube./Shqip.com