Sport Ndërkombëtar

Peter Wright – kampion i botës

Peter Wgriht

Stili i tij i flokëve është unik, por ky mbetet detaj i vogël anash talentit që ka.

Ani pse me shumë mund dhe pas një rrugëtimi të gjatë, ai ia arriti qëllimit.

Peter Wright është kampion i ri i botës – në darts.

Në finale, e mposhti Mithael Smith, 7-5, dhe e festoi titullin e dytë si kampion bote – në këtë sport. Një sukses historik.

Pas fitores, i gëzuar tej mase, ai tha ndër të tjera se tashmë i janë shpaguar të gjitha ato orë së beri stërvitje.

Peter Wright wins PDC World Championship title after thrilling comeback in  final - Daily Record
Peter Wright

“Po ia thoja vetes. Unë e kam bërë këtë në të kaluarën dhe ju kurrë nuk duhet ta bëni këtë, kështu që në pushimin afër fundit ndalova së bëri atë dhe u përqendrova në gjuajtjen time. Të gjitha orët e praktikës dhanë rezultat. 

Është një arritje e madhe – veçanërisht me standardin e lartë të shigjetave për momentin. Të fitosh një herë mund të quhesh me fat, por ta fitosh dy herë në disa vjet është e mrekullueshme”, u shpreh 51 vjeçari ndër të tjera.

Përveç fakti që është sukses i madh në karrierë, ky titull sjell edhe përfitime të mëdha financiare.

Wright ka fituar 500,000 £, shuma më e madhe që Darts ka ofruar ndonjëherë. /Shqip.com