Lajme

Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për të hyrë në Republikën e Kosovës.

Për media e ka konfirmuar MPJD-ja.

“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD.

/Shqip.com