Pesë vite nga momenti historik në “Camp Nou”

Marc-André ter Stegen e nxorri topin katër herë nga rrjeta – në” Parkun e Princave’.
Leo Messi me shokë – dukeshin të dëshpëruar.
Barça e Luis Enriques ishte me një këmbë e eleminuar nga Liga e Kampionëve. Shpresa nuk shihej.

Ndeshja e dytë – që do të zhvillohej me datë 8 mars të vitit 2017 – dukej më shumë formale.
Por, katalunasit e mbushën stadiumin me 99 mijë tifozë. Përkrahja për skuadrën ishte në zenit.
Teksa, Enrique para takimit tha “Nëse ata mundën të shënojë katër gola – ne mund t’i shënojmë gjashtë. Ne nuk kemi asgjë për të humbur – teksa kemi gjithçka për të fituar. Jam i bindur – që në një pikë ne jemi afër që të kualifikohemi tutje”.

Kurse, Neymar Jr kishte bërë një postim në Instagram që mbeti ikonik “1 për qind shpresë, 99 për qind besim”.
Pas vetëm tre minutave – kur Deniz Aytekin – sinjalizoi fillimin e ndeshjes, “El Pistolero” e dërgoi topin në rrjetë. Kjo ishte mënyra më e mirë për ta nisur atë takim.
Teksa, pak para se skuadrat të shkonin në pushimin 15-të minutësh ndërmjet pjesëve, Layvin Kurzawa shënoi, por në portën e gabuar. Barca shkoi në zhveshtore – me ca shkëndija të shpresave.

Edhe pjesa e dytë – filloi me vrull për vendasit, për të cilët u akordua penalti në minutën e 49-të.
Nga pika e bardhë – nuk gaboi Leo Messi. Edhe një gol – dhe gjithçka do ishte e barabartë.
Por, Edinson Cavani i dha një goditje të fortë katalunasve. “El Matador” shënoi për 1-3, kur po zhvillohej minuta e 30-të. “Camp Nou” mbeti i heshtur.
Minutat kalonin, rezulatati ishte akoma i njëjtë. Por, një moment mjeshtërie nga Neymar Jr – bëri që tifozët të ngritshein në këmbë – dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të takimit.

Braziliani e gjeti veten te pika e bardhë – në minutat shtesë të ndeshjes, pasi Luis Suarez paraprakisht u pengua në zonën e rreptësisë.
I ftohtë, me klas, topin e dërgoi prapa shpinës së Kevin Trapp.
Nga momenti – në moment pritej sinjalizimi i gjyqtarit për përfundimin e takimit. Për parisienët minutat dukeshin vite.

Edhe gardiani i blaugranëve – Ter Stegen iku në zonën e kundërshtarëve. Nuk kishte se çka të humbiste më. Madje, gjermani u gjend në një situatë nga e cila – u faulua.
Përsipër – goditjen e dënimit e mori Neymar. Topi i parë i goditur me të djathtën nga ai u bllokua – andaj e provoi me të majtën.
Nga ky pasim – më së miri në zonë u gjend Sergi Roberto. Pas një zgjatje – ai e arriti qëllimin.
Festa shpërtheu në “Camp Nou”. Pjesa tjetër është histori.