Pesë të vdekur dhe 228 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(19.12.2021 18:52:46)

Në Shqipëri janë shënuar 228 raste të reja me Coronavirus si dhe kanë vdekur pesë persona gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e fundit të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19.

Po ashtu janë shëruar edhe 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,376 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 205,777, kurse i të vdekurve është 3,166 persona./Shqip.com