Lajme

Pesë persona janë lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Pejë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Gllarevë, saktësisht në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Shqip.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:20.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe pesë persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka thënë ai.

Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë

Gashi gjithashtu ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë hetuesit e aksidentit të njësitit të trafikut rajonal./Shqip.com

Lexo edhe:
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë