Pesë milionët – që sollën pesë trofe të Ligës së Kampionëve

Florentino Perez i nxorri vetëm pesë milionë euro nga kuleta e tij e madhe – në vitin 2015.
Kaq mjaftuan që të siguronte shërbimet e një djaloshi brazilian – që po bënte nam në Porto.
E quanin Casemiro.
Në “Santiago Bernabeu” zbarkoi pa zhurmë, por u largua si legjendë – me lot në sy.
29 vjeçari – së bashku me Toni Kroos dhe Luka Modric – e krijuan një “trekëndësh të Bermudës” – që kundërshtarët e njihnin, por nuk e kalonin dot.
Pesë trofe të Ligës së Kampionëve – janë dëshmi që karriera e tij ka shënuar zenitin, por ai akomë është i uritur.
Braziliani ka zgjedhur që rrugëtimin ta vazhdojë në ishull, te Manchester United.
Në “Tetarin e Ëndrrave” ka shumë probleme, e Casemiro do mundohet t’i zgjidhë ato të mesfushës.
Aty – ka për tu bashkuar me dy miqtë e tij, që dikur e sundonin Evropën: Cristiano Ronaldon dhe Raphael Varanen.
Një sfidë të vështirë e ka pranë vetes, mbetet të shihet nëse do e gjejë daljen nga ky “labirinth”./Shqip.com