Përzgjedhësi i Kosovës për finalen Argjentinë – Francë: Ishte një ndeshje që do të lë gjurmë
Publikuar:
(19.12.2022 14:40:53)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Alain Giresse e ka komentuar humbjen e Francës në finalen e Kupës së Botës nga Argjentina.
Franca u mund nga Argjentina në finalen e djeshme të botërorit në Katar nga Argjentina 2:2 (4:2) për të dështuar ta mbrojë titullin kampion.
Franezi Giresse ishte prezent në stadium teksa pa humbjen e “Gjelave” nga Argjentina me penallti.
“Po, rikuperohemi. Kemi pasur të gjitha ndjenjat. Kemi vuajtur, pastaj kemi shpresuar dhe besuar, por për fat të keq kjo ndodhi. Kjo lloj ndeshje ishte mbresëlënëse, ishte një ndeshje që do të lë gjurmë”, tha Giresse për mediat franceze, përcjell Shqip.com.
“Skenari i kësaj ndeshje ishte i pabesueshëm”, shtoi trajneri francez.
/Shqip.com