Përvjetori i 14 shkurtit 2021, LVV: U punua si asnjëherë më parë
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) mbrëmë ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” për të përkujtuar 3 vjetorin e 14 shkurtit 2021, ditën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në të cilat fituan 50.2 % të votave.
LVV thotë se pë tri vjet u përballën me shumë sfida të cilat i kaluan “me guxim dhe vendosmëri”.
“Në ecjen tonë realizuam një pjesë qendrore të zotimeve që bëmë”, thuhet në videon e publikuar nga partia në pushtet.
Dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të projektligjeve për reformën në drejtësi, LVV e cilësoi si pengesë nga opozita, por të cilat “po bëhen” megjithatë.
“Qeveria Kurti në këtë trevjeçar ka bërë punë efekti i të cilave vetëm sa do të rritet në kohë”, sipas LVV-së.
“Shkatërruam bandat kriminale dhe luftuam korrupsionin prej lart. Larguam strukturat kriminale barrikaduese dje shtrimë ligjshmërinë në pjesën veriore. Investuam në Forcat e Sigurisë si asnjëherë më parë. Ndaluam gjakderdhjen financiare, i kthyem terminalet doganore në shtet dhe i kthyem ndërmarrjet publike në ndërmarrje fituese”, thuhet ndër tjerash në këtë video.
Duke përmendur disa çështje, LVV-ja thotë se shumë gjëra gjatë Qeverisë Kurti u bënë “si asnjëherë më parë”
“Zhvillimin e konomik e aplikuam në programe të gjera sociale duke krijuar vende pune, ngritur paga, duke ndihmuar qytetarët e Republikës”, thuhet ndër tjerash në videon e publikuar.
/Shqip.com