Teknologji

Përveç Twitter dhe Tik Tok edhe Instagram vjen me këtë përditësim

“Instagram”, ka lansuar edhe përditësimin e radhës.

Tani rrjeti social ju lejon të bëni “Pin” deri në 3 postime ose reels në profilin tuaj.

Pra, t’i vendosni këto postime në krye të profilit, sikur t’i kishit postuar së fundmi.

Ashtu si në Twitter dhe në Tik-Tok, përditësimi ka arritur edhe në Instagram.

Për të filluar “pin”, thjesht ndiqni këto hapa:

Mund të bëni pin, duke shkuar te tre pikat që ndodhen në këndin e sipërm djathtas të çdo postimi dhe prej aty të klikoni te “Pin to Your Profile”. Nëse e bëni këtë, çdo postim ekzistues do të shtyhet djathtas.

Ky funksion i ri është menduar që në janar të këtij viti dhe është njoftuar zyrtarisht në prill.