Lajme

Përurohet E-Kiosku në Merdarë

E-Kioska në Medarë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar të premten se është bërë përurimi i E-Kioskut në pikën kufitare në Merdarë.

Siç ka thënë ai, kjo pajisje dixhitale u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase në nxjerrjen e dokumenteve personale.

“Në kuadër të projektit të dixhitalizimit të administratës komunale, sot kemi përuruar E-Kioskun në Merdar. Kjo pajisje dixhitale u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase në nxjerrjen e dokumenteve personale”, ka shkruar Bulliqi në profilin e tij në Facebook.

“E-Kioskun e kemi vendosur afër pikës kufitare në Merdarë, me qëllimin e vetëm që bashkatdhetarëve tanë, t’ju krijojmë qasje të shpejtë në nxjerrjen e dokumenteve personale”.

Më tej, i pari i Podujevës ka shtuar se së shpejti do të vendosen edhe tri E-Kiosqe të reja.

“Ato do të vendosen në zonat ku gravitojnë më shumë qytetarë”./SHQIP.com