Personi i dyshimtë telefonon minstrin britanik, pretendon se është kryeministri i Ukrainës
Publikuar:
(17.03.2022 18:25:31)

Një telefonues që pretendonte se është kryeministri i Ukrainës, u përpoq të fliste me ministrin e Britanisë së Madhe.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Ben Wallace.
“Një mashtrues që pretendon të jetë kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal u përpoq të kontaktonte me mua”, ka shkruar ai.
“Ai bëri disa pyetje mashtruese dhe pasi u bëra i dyshimtë e ndërpreva telefonatën”, shkroi Wallace në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme.
No amount of Russian disinformation, distortion and dirty tricks can distract from Russia’s human rights abuses and illegal invasion of Ukriane. A desperate attempt.
— Rt. Hon Ben Wallace MP (@BWallaceMP) March 17, 2022