Teknologji

Përplasen gjianti kinez me atë amerikan

Kompania e madhe kineze e teknologjisë ‘Baidu’ ka paditur kompaninë amerikane ‘Apple’ dhe një numër zhvilluesish të aplikacioneve, për të ndaluar vërshimin e aplikacioneve të rreme në robotin e quajtur Ernie.

Baidu po përpiqet të detyrojë Apple të largoj aplikacionet e rreme dhe të ndalojë krijuesit e aplikacioneve që t’i ofrojnë ato.

Ernie është një Robot me inteligjencë artificiale, ku përdoruesit mund të bëjnë pyetje ose të kërkojnë deklarata, dhe roboti krijon një përgjigje bazuar në informacionin në një grafik njohurish.

Ernie nisi të funksionoj në muajin mars dhe kompania kineze Baidu, nuk ka bërë ende aplikacione për shërbimin, duke ua lënë mundësinë zhvilluesit e tjerë ta plotësojnë me programe.

Apple ende nuk ka komentuar mbi padinë ndaj saj dhe as të zhvilluesve në App Store.

Një kërkim në App Store nga Reuters gjatë së shtunës, zbuloi se të paktën katër aplikacione të rreme ishin ende të disponueshme.

/Shqip.com