Përplasen dy trena në Itali, 17 persona mbetën të plagosur
Publikuar:
(10.12.2023 23:31:01)

Dy trena u përplasën mbrëmjen e kësaj të diele përgjatë hekurudhës Bolonja-Rimini, në territorin e Faenza (Ravena). Sipas të dhënave të para që përcjell La Repubblica, të paktën 17 persona mbetën të plagosur, pa probleme për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, me ekipe nga Ravena dhe Forli, ndërsa qarkullimi i trenave në zonë u pezullua.
Gjithnjë sipas të dhënave të deritanishme, njëri prej trenave kishte ndaluar për shkak të një sinjalistike, kur tjetri, i cili fatmirësisht po lëvizte me shpejtësi të reduktuar, e goditi nga pas. Për shkaqet se përse ndodhi kjo përplasje kanë nisur hetimet. /La Repubblica
/Shqip.com