Lajme

Përparim Rama nis punën në fillim të dhjetorit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Përparim Rama, që fitoi postin e të parit të Prishtinës që garoi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se punën do ta fillojë në fillim të dhjetorit.

Rama që e mposhti në balotazh Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka konfirmuar ekskluzivisht për Shqip.com ditën se kur do ta merr pozitën e të parit të kryeqytetit.

“Ditën e martë, më datë 07 dhjetor 2021, me fillim në ora 10:00 mbahet seanca inauguruese me ç’rast bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i Kryetarit të zgjedhur të Komunës së Prishtinës”, tha ai për Shqip.com.

Komuna e Prishtinës

“Gjithashtu, pas përfundimit të kësaj seance solemne, bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së Kryetarit të Komunës së Prishtinës”, shtoi Rama.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Rama kishte arritur t’i marrë 51,07% të votave.

Ndërkaq, kundërkandidati i tij, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia kishte marrë 48,93% të votave. /Shqip.com