Kulturë

Përparim Rama me fjalë të mëdha për Dua Lipën: Ke një vend të veçantë në zemrën e Prishtinës

Themeluesit e Festivalit Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa, kanë mbajtur konferencë për media, para fillimit të Festivalit “Sunny Hill”.

Bashkë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën ata kanë arritur të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të festivalit.

Pas takimit me Dua Lipën, Rama ka shkruar një status një facebook, ku i ka dedikuar Duas disa fjalë të bukura si dhe e ka falenderuar për pozitivitetin që i jep Prishtinës.

Statusi i plotë i Ramës pa ndërhyrje:

Nder e kënaqësi tejet e madhe me e mirëpritë në Kryeqytet, në shtëpinë tonë të përbashkët, krenarinë e Prishtinës, e të tanë Kosovës, të mrekullueshmen Dua Lipa. 🌟😍

Në konferencën zyrtare për shtyp, theksova se jemi krenarë të jemi nikoqirë të një festivali të tillë si Sunny Hill Festival, i cili na sjell yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, duke e shndërru kështu Prishtinën në kryeqendër të rëndësishme botërore të skenës muzikore.

Poashtu, bashkë me Duan dhe Dugin, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe ‘Sunny Hill Foundation’, e cila nëpërmjet krijimit të infrastrukturës dhe mundësive, ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e artistëve të rinj vendorë në rrugëtimin e tyre drejt majave më të larta në skenat botërore të muzikës. 🌍

Dua, të falënderojmë nga zemra që gjithnjë i kthehesh Kosovës dhe i fal kaq shumë dashuri, përkushtim dhe pozitivitet vendit tonë!

Ke një vend të veçantë në zemrën e Prishtinës, dhe të sigurojmë se Kryeqyteti do të të mirëpres gjithmonë! 💙🤍

“Sunny Hill” do të mbahet nga sot deri më 7 gusht ku do të performojnë artistë vendor e të huaj./Shqip.com