Lajme Botë

Përmbytje masive në Himalaje, 74 viktima dhe mbi 100 të zhdukur

Një autobus është mbuluar nga mbeturinat e shkaktuara nga përmbytjet e shpejta pasi një liqen shpërtheu në Rangpo, shteti Sikkim, Indi, 8 tetor 2023.
Një autobus është mbuluar nga mbeturinat e shkaktuara nga përmbytjet e shpejta pasi një liqen shpërtheu në Rangpo, shteti Sikkim, Indi, 8 tetor 2023.

Duket se për Himalajet Indiane problemi më i madh prej shumë kohësh janë fatkeqësitë natyrore. Së fundmi, një liqen akullnajor ka shpërthyer, duke sjellë dëme të mëdha humbje jete në masë dhe dëme materiale të shumta.

Sipas raportimeve nga BBC, deri më tani për shkak të përmbytjeve janë shënuar 74 viktima. Po ashtu, autoritetet vendase raportojnë dhe për 101 persona të zhdukur.

Kjo tragjedi erdhi pas disa ditëve me shi të rrëmbyeshëm në shtetin verilindor të Sikkim, ku rrëke uji shkatërruan luginat e ngushta të lumenjve nga liqeni Lohnak, në pjesën veriore të shtetit, duke dëmtuar një digë dhe duke shkaktuar shkatërrim në fshatra dhe qytetin Rangpo.

Rajoni i Himalajeve është i prirur ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, dhe ato nuk janë të pazakonta në Sikkim. Por shkencëtarët e kanë të qartë se moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv pasi kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po përshpejtohet. /CNN

/Shqip.com