Përleshje në Fushë Kosovë: Një i lënduar e tetë të arrestuar
Publikuar:
(11.08.2021 20:28:58)

Pas një përleshje në Fushë Kosovë, një person ka marrë lëndime, të mërkurën.
Po ashtu, Policia ka arrestuar tetë persona të përfshirë.
Lajmi për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 8 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”, ka thënë ai.
Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Shqip.com