Përleshen mes vete dy serbë në Zveçan
Publikuar:
(11.06.2023 08:43:00)

Një person është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.
Lëndime kanë pësuar të dy, të cilët më pas janë dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“TENTIM VRASJE- Zveçan 10.06.2023 – 16:30. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, rasti është nën hetime.
/Shqip.com