Rozë

“Përhajër na koftë”, Shkurte Gashi e Robert Berisha blejnë shtëpi në një lagje luksoze të Prishtinës

Robert Berisha dhe Shkurte Gashi

Këngëtarët e muzikës zbavitëse, Shkurte Gashi dhe Robert Berisha, përveç se kolegë pune, njihen për raportet miqësore që kanë.

Në publik disa herë janë shfaqur bashkë, madje dhe kanë performuar bashkë.

Por, së fundmi dyshja janë afruar akoma më shumë.

Ata janë bërë fqinj, pasi të dy kanë blerë nga një shtëpi në një lagje luksoze të Prishtinës.

Foto: Robert Berisha – Instastory

Roberti ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video, në të cilën shfaqet përkrah Shkurtes duke thënë se gjithnjë kanë qenë miq të mirë e tani edhe komshinj.

“Përhajr na koftë oj Shkurtë”, dëgjohet duke thënë ai, ndërsa Shkurta ia kthen “kojshi, jam në rezidencë”.

Ndryshe, dyshja kohëve të fundit ka bërë paksa një tërheqje nga projektet muzikore, pasi Gashi është përkushtuar më shumë në jetën personale me lindjen e djalit e Berisha në emisionin e tij, “Robi plaket kur don vet”. /SHQIP.com