“Përfundova në 43 kilogramë”, Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pas ndarjes nga Mozzik
KOSOVE
Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga Mozzik.
Në librin e saj autobiografik që u botua pak ditë më parë, artistja tregon se pas ndarjes kishte rënë në vetëm 43 kilogramë, duke mos u ushqyer dhe duke konsumuar vetëm duhan e pije energjike, shkruan 20 minuten.
Kjo gjendje, siç shkruan vet Loredana, ishte rrjedhojë e lidhjes së fortë emocionale që kishe krijuar me partnerin e saj, saqë mediat zvicerane e konsiderojnë edhe “varësi” nga ai.
Në disa te pjesë të tjera të autobiografisë, reperja rrëfen se Mozzikun e pyeste edhe për flokë e veshje, e madje atë kohë e konsideronte si “burrin e ëndrrave të saj”, ndarjen me të cilin nuk e mendonte kurrë.
Një detaj interesant i shkëputur nga libri është fakti ku Loredana thotë se për ndarjen me Mozzik, kishte pasur vështirësi t’i tregonte familjes së saj, duke shtuar se nga 10 fëmijë sa janë në familjen e saj, asnjëri nuk kishte pasur martesë të dështuar.
Divorci mes dyshes ka përfunduar së fundmi, ndonëse ata ka pesë vite që nuk janë më bashkë.
E për romancën e re me futbollistin e Dortmundit, ajo thotë se “gjithçka është perfekte, dhe se e duam shumë njëri-tjetrin”, e shkon edhe më tej duke pohuar se po dashuron si kurrë më parë.
Shtatë vite diferencë mes Loredanës dhe Adeyemit duket se nuk janë aspak pengesë për këngëtaren, pasi sipas saj ai e kupton dhe e përkrah më shumë se kushdo tjetër.
Libri i Loredanës titullohet “Kur zemra ime u thye” dhe në të shpalos edhe shumë detaje të tjera nga jeta e saj private.
/Shqip.com