Lajme

Përfundon takimi SBASHK-Kurti-Unioni i Sindikatave të Arsimit në Evropë, nuk arrihet marrëveshje për ndaljen e grevës

Konferenca për media nga SBASHK-u

Ka përfunduar takimi i Sindikatës të Bashkuar të Shkencës dhe Kulturës me kryeministrin Albin Kurti dhe drejtoreshën e përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken.

Pas takimit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka mbajtur një konferencë për media ku tha se qeveria nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Ishte takim që pretenduam që në emër të kolegëve, qeveria do të ndrroj kahje. Duket se qeveria nuk ka ndrruar qëndrimin e vet”, u shpreh Jasharaj.

Qeveria e Kosovës

Po ashtu, ai theksoi sërish se orët e humbura gjatë grevës nuk do të zëvendësohen.

Kurse Flocken, shprehu mbështetje për të gjithë mësimdhënësit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Unë erdha nga Brukseli veçanërisht për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, duhet të ju them që patëm një bisedë të gjatë, por nuk arritëm të gjejmë zgjedhje për këtë”, u shpreh ajo.

Cilat janë kërkesat e mësimdhënësve?

Mësimdhënësit po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj./Shqip.com