Përfundon takimi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka përfunduar takimi ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.
Lajçak ka deklaruar se rezultatet nga takimi janë të përziera dhe sipas tij është shënuar progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë.
“Sapo përfunduam takimin e sotshëm të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, asnjë marrëveshje nuk është arritur për targat, megjithatë është shënuar progres në fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak.
Just finished today’s meetings of Chief Negotiators in Brussels. Results are mixed. Regrettably, no agreement was reached on licence plates, however we made progress on other files including energy. The work will continue. pic.twitter.com/UT6GAyrzND
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 13, 2022
Më 21 prill ka përfunduar marrëveshja e përkohshme e targave.
Përkundër kësaj, veturat kanë vazhduar të vendosin letrat ngjitëse bazuar në marrëveshjen e përkohshme e cila ishte arritur në tetor mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkovic në Bruksel./Shqip.com