Lajme

Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, gjykimi vazhdon nesër

Hashim Thaçi në Hagë/ Marrë nga The Guardian
Hashim Thaçi në Hagë/ Marrë nga The Guardian

Seanca e së hënës në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, ka përfunduar për shkak të kalimit të orarit të punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), e që ky gjykim do vazhdojë nesër me dëgjimin e dëshmitarit që u dëgjua sot (me kodin 04337).

Ky dëshmitar, është dëshmitari i dymbëdhjetë me radhë në këtë çështje, ku është paralajmëruar se do të dëshmojë për ndalimin e tij të pretenduar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në vitin 1998, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo edhe:
Specialja rrëzon kërkesën e ZPS-së ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve

Dëshmitari 04337 është përgjigjur në pyetjet e prokurorit James Pace në shumicën e kohës në seancë private.

Përveç zhvillimeve për të cilat ‘‘Betimi për Drejtësi’’ ka raportuar gjatë ditës për seancën e të hënës, gjykatësi Charles Smith ka bërë të ditur se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë dy deri dy ditë e gjysmë.

Ndryshe, të akuzuarit Thaçi, Veseli dhe Selimi kanë qenë të pranishëm në sallën e gjykimit, ndërsa Krasniqi e ka përcjellë seancën përmes video-lidhjes.

/Shqip.com