Sport Ndërkombëtar

Përfundon pjesa e parë e derbit mes Arsenalit dhe Man Unitedit, asiston Granit Xhaka

Pjesa e parë në derbin e javës ndërmjet Arsenalit dhe Manchester United ka përfunduar.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 1:1 në stadiumin “Emirates” në Londër.

“Topçinjtë” e nisën mirë takimin duke tentuar portën kundërshtare në çastet e para.

Megjithatë, të parët që gjetën rrugën e golit ishin “Djajtë e Kuq” që kaluan në epërsi me super-golin e Rashford në minutën e 17-të.

Të besuarit e Mikel Artetës u rikthyen shpejt në lojë duke barazuar në minutën e 24-të me golin e Nketiah dhe asistimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës.

Përballja mes Arsenalit dhe Manchester United i takon javës së 21-të në Premierligë.

/Shqip.com