Përfundon pa gola pjesa e parë në “San Siro”

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e finales së Ligës së Kombeve ndërmjet Spanjës dhe Francës.
Spanjollët e kishin iniciativën thuajse gjatë tërë kohës, por nuk arritën që të gjejnë rrugën për te goli, shkruan Shqip.com.
Paraqitje të mirë te spanjollët pati, Ferran Torres që është duke i shkaktuar shumë probleme mbrojtjes së kundërshtarëve.
Në anën tjetër, Kampionët e Botës janë duke e zhvilluar një ndeshje më mbrojtëse dhe po presin për gabimet e Spanjës.
“Gjelat” po e kanë problem të krijojnë aksione të rrjedhshme për të shënuar dhe deri më tani Unai Simeon ka qenë i “papunë”.
I pavërjetur në këtë 45 minutësh ka qenë Kylian Mbappe.
Një lajm i keq për skuadrën e Didier Dechamps është lëndimi i Raphael Varane, i cili u detyrua ta lëshojë fushën e gjelbër.
Mbetet të shihet se kush do dalë fitues deri në përfundim të kësaj finale./Shqip.com