Sport Ndërkombëtar

Përfundon ndeshja, Anglia është finalisti i dytë i EURO 2020

Kombetarja angleze

Ka përfunduar ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës me rezultat 2-1, shifra këto që i dërgojnë anglezët në finale të EURO 2020, shkruan Shqip.com.

Pjesa e dytë e këtyre vazhdimeve u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.

Danezët nuk kishin forcën e mjaftueshme që të barazonin rezultatin me Anglinë.

Kështu, edhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-1.

Në finale tani Anglia do të ketë përball Italinë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në “Wembley Stadium” më 11 korrik./Shqip.com


Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve


Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve

Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve mes Anglisë dhe Danimarkës.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë më të mirë të anglezëve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol.

Harry Kane shënoi nga topi i rikthyer nga penalltia për t’i kthyer epërsinë “Tre Luanëve”.


Anglia kalon në epërsi

Anglia ka arritur të shënoj gol dhe të kalojë në epërsi kundër Danimarkës.

Golin e shënoi Harry Kane nga topi i rikthyer i gjuajtjes së penaltisë në minutën e 104-të.


Fillon pjesa e parë e vazhdimeve


Përfundon koha e rregullt e ndeshjes, loja shkon në vazhdime

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e ndeshjes me rezultat 1-1 mes Anglisë dhe Danimarkës.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë më të mirë të anglezëve.

Ata krijuan raste të mira për shënim, por përkundër tyre ishin pritet vendimtare të Schmeichel që nuk ndryshuan shifrat.

Finalisti tani mund të përcaktohet pas vazhdimeve.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë e ndeshjes.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Danimarkës.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, deri në minutën e 30-të kur Mikkel Damsgaard shënoi në minutën e 30-të për epërsinë e danezëve.

Pas këtij goli, Anglia morrin kontrollin e lojës, ku dominuan ndeshjes.

Ata arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 39-të përmes autogolit të Simon Kjaer.


Anglia barazon rezultatin ndaj Danimarkës

Anglia ka arritur të barazoj rezultatin kundër Danimarkës.

Simon Kjaer shwnoi autogol në minutën e 39-të të ndeshjes.


Danimarka kalon në epërsi ndaj Anglisë

Danimarka ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Anglisë.

Golin e shënoi Mikkel Damsgaard në minutën e 30-të.

Damsgaard këtë gol e shënoi nga gjuajtja e lirë.


Fillon ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës.