Sport Shqiptar

Përfundon edicioni për Kreshnik Ukën, dëmtohet Bujar Pllana

Sulmuesi Kreshnik Uka e ka përfunduar para kohe edicionin për shkak të një lëndimi në ligamente të pësuar kohë më parë.

Uka që deri pak javë më parë po kalonte në formë shumë të mirë, do t’i nënshtrohet një operimi me ç’rast nuk do të jetë i gatshëm që t’i shërbejë skuadrën në ndeshjet e mbetura.

Ndryshe, në takimin e sotëm të xhiros së 32-të ndaj Ballkanit në Suharekë, një dëmtim e ka pësuar edhe mbrojtësi Bujar Pllana. Ai gjatë lojës e ka nxjerr krahun.

Koha e rikuperimit të tij do të mësohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore.

“Me shpresën se do të kthehen sa më parë dhe më të fortë në fushën e gjelbër, FC Prishtina u dëshiron shërim të shpejtë futbollistëve të dëmtuar”, shkruhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti, përcjell Shqip.com.

Prishtina ndodhet e katërta në tabelë me 43 pikë të mbledhura.

Skuadra nga kryeqyteti është edhe finaliste e Kupës së Kosovës ku do të përballet me SC Gjilanin.

/Shqip.com