Përfundon bastisja e policisë në Banjskë
Publikuar:
(26.09.2023 22:31:12)

Sot në orët e pasdites ka përfunduar bastisja e policisë në zonën e Banjskës.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani.
“Nesër në orët e paradites vendoset për hapat e mëtejme”, tha ai.
Të dielën e 24 shtatorit, si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Në operacionin policor kundër këtij grupi u vranë tre pjesëtarë të grupit terrorist dhe u plagosën dhe disa të tjerë.
Po ashtu gjatë këtij aksioni ka arrestuar edhe disa persona dhe ka konfiskuar sasi të mëdha të armatimit dhe mjeteve të tjera të rënda që sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, kapin shifrën e 5 milionë eurove.
/Shqip.com