Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës
Publikuar:
(22.04.2023 16:08:49)

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet hapëse të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka shkuar në pushim me epërsi minimale (1:0) në derbin ndaj Prishtinës.
Golin për gjilanasit e shënoi Kastriot Selmani, në minutën e 42-të.
Me rezultat të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në ndeshjen Ferizaj 0:1 Malisheva.
Për skuadrën mysafire goli u shënua nga Ronald Soboëale, në minutën e 17-të,
Ferizaj është më një lojtar më pak nga minuta e 12-të, kur u përjashtua direkt me karton të kuq portieri, Marko Jovanovski.
/Shqip.com