Përfundimisht Fushë Kosova shkon në balotazh
Publikuar:
(26.10.2021 23:07:04)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka numëruar votat me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nga të cilat u konfirmua se Fushë Kosova do të shkojë në balotazh.
Kryetari aktual i këtij qyteti, Burim Berisha mori 103 vota me kusht.
Ndërsa, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca arriti 71 vota.

Por, kjo nuk mjaftoi se Lidhja Demokratike e Kosovës ta fitojë Fushë Kosovën pa balotazh.
Nga votimi i rregullt, Burim Berisha kishte fituar 49.96 për qind të votave, ërsa Bajçinca i LVV-së 25.33 për qind.
LDK qeverisë në Fushë Kosovë që nga paslufta. /Shqip.com