Perfshihet nga zjarri një shtëpi në Drenas, Policia jep detaje
Publikuar:
(21.07.2022 09:58:14)

Një shtëpi është përfshirë sot nga zjarri në Drenas.
Rastin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se nga të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Shaban Shala në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar|’.
Sipas Ahmetit, Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”./SHQIP.com