Përfitimet shëndetësore të agjërimit në Ramazan

Sot ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Agjërimi është një adhurim që myslimanët e bëjnë si afrim me Zotin dhe pastrim nga mëkatet e tyre duke mos pirë e as u ushqyer për një kohë të caktuar gjatë ditës.
Por, krahas aspektit fetar, agjërimi ka edhe dobitë e tij shëndetësore.
Rregullon sheqerin në gjak
Agjërimi rregullon reagimin e trupit ndaj hormonit të insulinës.
Hormoni i insulinës rregullon sheqerin në gjak e që me këtë zvogëloher rreziku i shtimit në peshë dhe diabetit.
Parandalon sëmundjet
Shkëputja e vakteve rutinë i jep trupit kohë për t’u fokusuar në funksione të tjera të rëndësishme, duke përfshirë parandalimin e sëmundjeve.
Disa studime kanë zbuluar se agjërimi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si: sëmundjet e zemrës, skleroza e shumëfishtë dhe artriti reumatoid.
Humbje peshe
Studimet tregon se agjërimi mund të ndihmojë në humbjen e yndyrës dhe të përmirësojë lipidet e gjakut.
Po ashtu, Studime të tjera tregojnë se agjërimi rrit aftësinë e metabolizmit për të djegur yndyrën, për të ruajtur masën muskulore dhe për të përmirësuar përbërjen e trupit te njerëzit me mbipeshë.
Mundëson qelizat të punojnë
Një nga përfitimet e agjërimit është se ai mund të shkaktojë një proces të quajtur autofagji, sistemi i riciklimit qelizor të trupit tuaj.
Duke vepruar si një lloj kontrolli i cilësisë për qelizat tuaja, autofagjia i lejon trupit të shpërbëjë dhe ripërdorë pjesët e vjetra të qelizave në mënyrë që ato të funksionojnë në mënyrë më efikase.
E thënë thjesht, ky është një lloj pastrimi i trupit. Trupi shpëton nga qelizat e mutuara që shkaktojnë Alzheimer, Parkinson ose kancer.
Përmirëson aftësitë e të nxënit
Meqenëse trupi nuk kryen aktivitete të tilla si tretja, ai fokusohet në aktivitete të ndryshme. Një prej tyre është aftësitë e të mësuarit, perceptimit dhe kujtesës. Trupi i uritur gjen më shumë kohë për këto, gjë që rrit nivelin e perceptimit dhe kujtesës së personit.
/Shqip.com