Përfaqësuesi i Serbisë i drejtohet me Schwarz, reagon Gërvalla: Mbiemri im prek ndërgjegjen e juaj

Ministrja e Punëve të Jashtmë të Kosovës, Donika Gërvalla, në fund të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit është përplasur me përfaqësuesin serb, rreth mbiemrit të saj.
Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Serbisë, iu referua me mbiemrin e dytë, atë Schwarz.
Kjo ngjalli reagimin e saj, duke ia kujtuar se mbiemri i saj është Gërvalla dhe se e kupton shumë mirë arsyen se pse nuk munden me e përmend atë mbiemër.
“Ma përmendni vetëm mbiemrin Schwarz që është i burrit tim. Unë e kam mbiemrin Gërvalla. Por ka arsye shumë të mira që nuk mund ta përmend atë mbiemër. Ka qenë Beogradi që ka dëbuar babain tim nga Kosova.
Ai ka qenë gazetar dhe shkrimtarë por është vrarë nga shërbimi i sigurimit të Serbisë. Për këtë arsye ju e keni problem ta përmendni atë mbiemër. Është vrimë e zezë për ndërgjegjen e Serbisë ky mbiemër”, tha ministrja Donika Gërvalla.
Tutje ajo e përgënjeshtroi Selakoviqin se serbët në Kosovë janë penguar të votojnë.
Sipas saj, e drejta e votës në Kosovë respektohet për secilin qytetarë dhe se kjo dëshmohet edhe në raportin e fundit të Bashkimit Evropian./SHQIP.com/
/Shqip.com