Perez mendon për zëvëndësuesin e Ancelottit

Carlo Ancelotti nuk e ka të sigurt të ardhmen në stolin e Real Madridit.
Tekniku italian, së fundi është lidhur me afrim me kombëtaren braziliane, e cila ka mbetur pa trajner që nga largimi i Tites, pas eliminimit në Kupën e Botës.
Presidenti i Real Madridit ka nisur tashmë të gjej emrat e mundshëm për të zëvëndesuar Ancelottin.
Në list janë tre emra të trajnereve të rinjë, të cilët ishin edhe futbollistë të klubit mbretëror.
Ish legjenda e klubit, Raul Gonzalez, i cili është duke udhëhequr skuadrën e të rinjeve, është njëri prej favoriteve për të zëvëndësuar Ancelottin.
I dyti në listë është Xavi Alonso, i cili aktualisht është trajner i skuadrës gjermane Bayer leverkusen. Ndërsa emri i fundit i pëlqyer nga Perez, është ish futbollisti Alvaro Arbeloa.
/Shqip.com