Sport Ndërkombëtar

Përcaktohen edhe dy çiftet e tjera në fazën e eliminimit direkt të “Katar 2022”

Argjentina është kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Botës nga pozita e parë e Grupit C.

Lionel Messi me bashkëlojtarë triumfuan me shumë meritë 0:2 ndaj Polonisë në “Katar 2022”, shkruan Shqip.com.

Nga ana tjetër, kombëtarja meksikane e futbollit është eliminuar nga Kupa e Botës në fazën e grupeve.

Meksika fitoi 1:2 ndaj Arabisë Saudite, por kjo fitore në fund nuk kishte vlerë.

Argjentina kryeson grupin me gjashtë pikë. Katër ka Polonia që kalon tutje.

E treta është Meksika me katër pikë, ndërkaq Arabia Saudita është e fundit me tri pikë.

Tashmë janë bërë të ditura edhe dy çifte tjera në fazën e eliminimit direkt, ku Australia ka punë me Argjentinën dhe Franca me Poloninë.

/Shqip.com