Sport Shqiptar

Përballje interesante në basketboll

Palestra “Shani Nushi” në Gjakovë vazhdon edhe sot të jetë nikoqire e Kupës së Kosovës në basketboll, ku zhvillohen përballjet e fundit të fazës së çerekfinales.

Trepça mposhti mbrëmë Istogun, kurse Golden Eagle Ylli e eliminoi Vëllaznimin, për të siguruar biletat e para drejt gjysmëfinales së kësaj gare.

Ndërkaq, sot do të kemi tri përballje interesante, ku edhe do të vendosen gjysmëfinalistët e fundit të kësaj gare.

Vushtrria luan me New Basket, kurse Peja përballet me Bashkimin, ndërsa ndeshja e fundit e sotme do të jetë mes Sigal Prishtinës e Proton Cable Prizrenit.

14:00 Vushtrria – New Basket

17:00 Peja – Bashkimi

20:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

/Shqip.com