Përballje e re për rivalët e vjetër

“Derby della Madonnina” në “Coppa Italia”.
Inter pret Milanon në “San Siro” që kësaj radhe do të njihet si “Giuseppe Meazza”.
Përballja e gjigantëve italian luhen në kuadër të gjysmëfinales së dytë, me të parën që përfundoi pa gola më 1 mars.

Teksa po luftojnë edhe në Serie A, të dyja ekipet do të kenë një sfidë psikologjike edhe për faktin se trofeu i Kupës së Italisë nuk është prezent në qytetin që ndajnë – që nga sezoni 2010/11.
Për ironi, të dyja skuadrat mposhtën rivalët e kryeqytetit italian, përkatësisht Interi mundi Romën 2:0, ndërsa Milan demoloi Lazion 4:0.

Kjo do të jetë hera e 232-të që këto ekipe përballen zyrtarisht, me Interin që ka më së shumti fitore (84) në ndeshje zyrtare kurse Milan ka regjistruar fitoren më të thellë (0:6) më 11 maj të vitit 2001.
“Nerazzurri” nuk do të ketë mungesa teksa për “Rossoneri” nuk do të mund të paraqiten Florenzi, Ibrahimovic dhe Simon Kjaer, kurse Calabria dhe Romagnoli janë në dyshime.

Fituesi do të përballet me Juventusin se Fiorentinën në finale, me këta të parët që fituan duelin e parë me rezultat 0:1 në udhëtim.
Takimi fillon sonte në orën 21:00 me sinjalizimin e 40 vjeçarit Maurizio Mariani që do të ndajë drejtësinë./Shqip.com