Lajme

Për Kurtin politika “më e lehtë” sesa bilardo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Arben Vitia.

Në një spot zgjedhor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e godet topin me numrin 14 në biliardo.

Por, në realitet i janë dashur disa goditje për ta arritur qëllimin specifik.

Këtë e ka treguar pronari i lokalit, Bersant Gashi, i cili tregoi se Kurti është fillestar në këtë lojë.

Ai ka thënë se Arben Vitia është lojtar i mirë, pasi i p pëlqehen bilardo.

Përmes fotografive është parë duke luajtur biliardo edhe Përparim Rama, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës.

“I ftoj që të dy të përballen”, ka thënë pronari lokalit.

Nuk dihet nëse dy kandidatët për kryetarë të Prishtinës do të përballen në biliardo, para se të ballafaqohen më 14 nëntor në zgjedhje. /Shqip.com